PREZANTOHET NE SARANDE PROGRAMI I INVESTIMEVE KAPITALE (PIK) PER BREGDETIN E JUGUT

Një tryezë e rrumbullakët, me praninë e Kryeministrit Edi Rama, është mbajtur paraditen e 15 dhjetorit në sallën e Konferencave të Hotel “Butrinti” në Sarandë.

Këtë tryezë e kanë përshëndetur të parët deputetët e zonës Kocco Kokëdhima, Luiza Xhuvani e Andrea Marto, të cilët e vlerësuan atë si një paketë investimesh që bëjnë një rikualifikim të rajonit të Breg-detit jugor dhe sjellin cilësi të re jete për banorët.
Drejtori ekzekutiv I FSHZH, Benet Beci bëri një prezantim të detajuar të projekteve, duke u ndalur në ato që i takojnë transportit, sistemit të furnizimit me ujë e kanalizimet, si dhe të tjera që vitalizojnë asetet e turizmit, me vlere te pergjithshme prej 133 milione dollare.

Ministrat Eglantina Gjermeni e Bledi Çuçi, thanë se e gjithë paketa e prezantuar ka një qasje të integruar të projekteve, në një zonë që është aset dhe pasuri kombëtare. Sipas ministrit Çuçi, kjo paketë vendos raporte të reja edhe mes burimeve njerëzore dhe territorit. Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, e konsidero privilegj që ky takim i rëndësishëm për diskutimin dhe prezantimin e investimeve kapitale në Bregdetin shqiptar, mbahet pikërisht në Sarandë, në qytetin ku bukuritë natyrore janë vrarë nga dora njerëzore dhe qeverisja e mbrapshtë, dhe në Sarandën ku, edhe pas kësaj që ka ndodhur, nuk eshte humbur shpresa se ajo mund të bëhet.

Ai tha se “Ne si qeverisje vendore prej gati 30 muajve, kemi qenë qartësisht të përcaktuar dhe të vendosur në kursin tonë, se kaosi urban i 20 viteve ishte e mundur të ndalej, në radhë të parë duke vendosur një moratorium në fushën e ndërtimit dhe duke forcuar gjithnjë e më shumë kontrollin mbi territorin”. Ai iu referua faktit qw që gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Sarandës, Bashkia aktuale e këtij qyteti nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi, por vetëm ka kontrolluar dhe ka denoncuar paligjshmërinë apo shmangjen nga ligji të asaj që është ndërtuar. Kjo, u shpreh Çipa, tregon qartë për përpjekjet tona në përballimin e situatës që gjetëm.

Kryebashkiaku i Sarandes eshte ndalur edhe ne momentin e thirrjes së një Konference Kombëtare marsin e këtij viti, me iniciativen e Bashkise se Sarandes, pikërisht për të parë dhe vendosur për mundësitë reale për ta rifituar Sarandën. Ai ka vlerësuar maksimalisht iniciativën dhe angazhimin në organizimin e Tryezës së 15 dhjetorit, për të prezantuar Projekte të Investimit Kapital në Bregdetin e Jugut. Ai shprehu bindjen se struktura e projekteve të përfshirë në këtë masterplan, mbështet zhvilli-min e integruar e të qëndrueshëm të këtij rajoni, me pontenciale e kapacitete vitale zhvilluese.

“Ky masterplan, nën kudesin dhe këmbënugljen e veçantë edhe të deputetit të zonës Kokeshima, – vleresoi Çipa-ka filluar të implementohet me fillimin e punimeve për përfundimin e projektit të unazës mbi Port, një investim që ka nisur nga zbatimi qysh në vitin 2001 pra, para 12 vjetësh, është ndërperë në vitin 2008 dhe rifilloi në prag të kësaj Tryeze”. Ai tha se për t’i hapur rrugë zhvillimit të integruar e të qëndrueshëm urban e turistik, nga Bashkia Sarande jane identifikuar projektet, si dhe jane hartuar politikat lokale zhvilluese, për të cilat kërkohen investime e financime serioze, veçanërisht në infra-strukturën rrugore, në furnizimin me ujë të banorëve e në rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, turistike e mjedisore.

Perveç atyre, Çipa ka permendur se jane identifikuar rreth 75 projekte prioritarë, duke ndërtuar një masterplan zhvillimi të orientuar e të kordinuar, që përfshin gjithë fushat e përgjegjësitë publike vendore, që, në vlerë, arrin afërsisht 205 milionë €uro. Në kushtet kur buxheti vjetor i Bashkisë është vetëm 3 milionë €uro, ai tha se kuptohet sa kohe do te duhej per te implementar te gjktiha ato, me mundesite modeste lokale. esave me mundësitë dhe me burimet e brendshme në dispozicion.

Nje tjeter nenvizim qe beri Kreu i Bashkise Çipa, lidhej me faktin qe qyteti i Sarandës disponon sot vetëm 40% të infrastrukturës rrugore. E shprehur në tregues absolut, nga 110 km rrugë të para e të dyta, ka të ndërtuar e janë funksionale vetëm 38 km. Në shtatë vitët e fundit (2006-2013), tha ai, janë ndërtuar gjithësej 2.5 km rrugë të brendshme, mesatarisht 0.3 km rrugë në vit.

Përveç kësaj, ai prezantoi disa projekte te braktisura prej vitesh, duke nisur nga rruga e peste, qe po zvarritet 7 vjetësh përfundimi i saj dhe se është financuar nga buxheti 50% e projektit dhe janë ndërprerë punimet që prej vitit 2006. Për përfundimin e këtij objekti, tha ai, kërkohen 237 milion lekë.

Gjithashtu, ai tha se mbahet peng e po zvarritet prej 5 vjetësh, për 40 milionë lekë, përfundimi i rrugës hyrëse të qytetit, si dhe kapërcimi i situatës degraduese të krijuar në segmentin lidhës prej 1 km, të rrugës nacionale Ura e Gajdarit – kryqëzimi i rrugës së Bregdetit, me pasoja negative në imazhin turistik e urban të Sarandës.

Me thekse te veçanta Çipa trajoti nevojen emergjente per zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të banorëve. Ai tha se kanë filluar nga implementimi dy projekte të identifikuara, në kuadër të projektit të “zhvillimit të integruar e pastrimit të zonës së Bregdetit”. Këto projekte, sipas tij, lehtësojnë situatën. por nuk e zgjidhin përfundimisht atë. Ne kete kontekst, ai vleresoi si zgjidhje afatgjatë shfrytëzimitn e burimeve të Tatzatit. Ne vleresimin e Çipes, nuk mund të pretendohet për turizëm konkurues duke përdorur botet e depozitat e ujit, ose e thënë ndryshe, me “turizmn e boteve dhe depozitave”.

Ai ka pershendetur angazhimin e ministres Gjermeni per perfundimin e landfillti te Bajkaj dhe venien e tij në funksion brenda 6 mujorit të parë të vitit 2014. Po keshtu, ne radhen e investimeve te braktisura qe duhen finalizuar Stefan Çipa renditi edhe impiantin e Përpunimit të Ujrave të Ndotura të qytetit, Ligatinave, investim ky qe pengohet prej 3 vjetësh, nga mosndërtimi i linjës së dërgimit dhe i kthimit. Nderkaq, ai kerkoi qe te parashikohet zhvillimi i vlerave e identiteteve të qytetit, mes te cilave permedni berjen te vizitueshme te 119 monumenteve te kategorise se pare. Po keshtu u kerkua rivitalizim ne kompleks i vijes bregdetare, pasi Saranda duhet të përshkohet nga një shëtitore që në total arrin në rreth 5.5 km.

Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro dhe Dhurim Alinani i Delvinës, thanë se programi u jep përparësinë e duhur investimeve më të domosdoshme.
Në fjalën e vet Kryemistri Edi Rama nënvizoi disa avantazhe që siguron program i investi-meve kapitale për bregdetin e Jugut, duke u shprehur se ai u kthehet gjërave të lëna në ha-rresë dhe ka kërkuar që ky program të kthehet në instrument financimi.

Për Kryeministrin Rama, “Ky është program I parë I ndërtuar duke kapërcyer kufijtë midis njësive vendore”, ndërkohë që ka nënvizuar se bregdeti i jugut për qeverinë shqiptare është prioritare për zhvilllimin e vet ekonomik, por edhe për mbarë vendin. Nga ana tjetër, ai ka bërë të qartë se “qeveria nuk do të vazhdojë me traditën e investimeve që e bëjnë copë e thërrime buxhetin për copëza që nuk lidhen me njera-tjetërën”. Sipas tij, finan-cimi me copa e ccika, nuk ka zgjidhur, por ka shtuar problem.

Kreu i ekzkeutivit shqiptar, u shpreh se paraqitja e programit për jugun është njera anë. Ana tjetër mungon, vuri në dukje ai, duke këshilluar të paraqitet edhe impakti që sjellin këto investime, duke u bërë kështu bindës e argumentues për donatorët e mundshëm. “Jemi në zonën më pjellore sa I përket dimensioneve në shumë plane: historike, kulturore, klimaterike e njerëzore”, do të shprehej shefi i qeverisë. Ai tha se ka nevojë që ky projekt të shtrihet edhe në Llogara e Orikum.

Në mënyrë të pandahme nga zbatimi I këtij program ka parë edhe hapjen e rrugës për projektet, nëpërmjet “pastrimit” nga ndërtimet pa leje. “Pastrimi I Vlorës, për ta khtyer në një portë dinjitoze për ajonin dhe Mesdheun, është vetëm fillimi, pasi kështu do zbresim deri në Butrint”, u shpreh Rama. I rreptë ka qenë ai sidomos për zaptimet që kanë ndodhur me detin. “Nuk do të lemë okupatorë të detit dhe shembujt e kesaj ne mes te Sarandes I kemi, pai Saranda nuk heh det, perveçse ntga te carat e mureve”, u shpreh Kryeministri Rama. Ne keto kushte, kush do te vije ketu nga te investoje?, ka pyetur kreu I ekzkeutivit shqiptar.

Ai u ndal në informacionin se Saranda ka 119 monumente kulture të kategorisë së parë, duke thënë se ky është një numër surprizë edhe për atë vetë e jo më për qytetarët apo turistët e interesuar. pasurinë e veçantë në monumente kulture, që paraqet Saranda.

Të rejat e fundit

  • Albania completes 9.3 mln euro investment in water supply network upgrade

    TIRANA (Albania), March 22 (SeeNews) - The upgrade works of the water supply network in…

    11 Prill 2017Më shumë…
  • Albania Aims To Build on Boom in Tourism

    Albania earned a record 1.5 billion euros from tourism in 2016, well up from the figures…

    11 Prill 2017Më shumë…
  • Albania drafts new law on tourism to increase revenues

    TIRANA, July 20 (Xinhua) -- A draft law on tourism was scrutinized by the Albanian…

    22 Korrik 2015Më shumë…
  • Balkans tourism has potential for foreign investment

    TIRANA, May 29 (Xinhua) -- The Balkan region has high potential for foreign investment,…

    11 Qershor 2015Më shumë…
  • 20 destinations for 2015: Albania

    With long stretches by the Adriatic, a fascinating history, and only a few inquisitive…

    11 Qershor 2015Më shumë…
  • Albania invites Saudi tourists to enjoy its pristine beauty

    Albania has relaxed its visa procedures for Saudi tourists during the summer period, from…

    11 Qershor 2015Më shumë…
  • Albania approves 2015 budget targeting strong growth, deficit cuts

    (Reuters) - Albanian lawmakers backed a 2015 budget on Tuesday that projects economic…

    06 Dhjetor 2014Më shumë…

Guida e Pronave në Shqipëri

Për te marrë falas Guidën e Pronave në Shqipëri, ju lutem kompletoni detajet tuaja më poshtë për të shkarkuar menjëherë librin elektronik.

Shkarko Falas