Shkodra

Shkodra, kryeqyteti i veriut, eshte nje nga qytetet me antike ne Shqiperi. I themeluar ne shekullin IV p.K., qyteti ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne kulturen dhe historine shqiptare. Shkodra ruan pamjen e saj karakteristike me rruget e ngushta, me muret e larte prej guri ne te dy anet dhe me gardhe te larte. Serresh dhe Gijadol jane lagjet me terheqese ne qytet ku mund te prekni pasurine e kultures. Lexo me shume...
Tirana

Tirana eshte kryeqyteti dhe qyteti me i madh i Republikes se Shqiperise. U themelua me 1614 nga Sulejman Pasha dhe u be kryeqytet i Shqiperise me 1920. Ka nje popullsi prej 700'000 banoresh. Pervec industrive te shumta, Tirana ka nje shumellojshmeri elementesh kulturore. Lexo me shume...
Pogradec

Pogradeci shtrihet ne juglindje te Shqiperise, pergjate liqenit te Ohrit. Ka nje sfond kulturor antik. E vendosur 720 m mbi nivelin e detit dhe e rrethuar nga malet dhe nga liqeni i Ohrit, qyteti paraqet nje klime te vecante e te kendshme. Liqeni i Ohrit, me i thelli ne Ballkan, e ben qytetin me terheqes dhe nje nga pikat turistike me te preferuara qe ofron mundesi te mira per plazh, not, peshkim dhe sporte ujore. Lexo me shume...
Gjirokastra

Gjirokastra, qyteti i gurte, eshte nje qytet-muze piktoresk ne jug te Shqiperise. Gjirokastra eshte si nje shqiponje shqiptare nje ane te malit me nje keshtjelle te fuqishme ne vend te kokes. Fortesa survejon luginen e Drinos mbi shtepite tre-kater kateshe te kapura ne shpat. Ndertesat dhe rruget jane me te njejtet gure bardhe e zi. Lexo me shume...
Durrës

Durresi, nje nga qytetet me te vjeter, porti kryesor detar i vendit, qendra e dyte me e madhe industriale pas Tiranes. Durresi shtrihet ne nje gadishull te vogel nje brigjet e detit Adriatik. Pergjate historise, Durresi ka qene qyteti me i rendesishem qe lidhej me europen perendimore dhe lindore. Mes shekullit I dhe III ka qene nje port dhe nje qender tregtare e rendesishme ne Rrugen Egnatia mes Romes dhe Bizantit. Lexo me shume...
Vlora

Vlora eshte nje qytet bregdetar i vendosur ne jugperendim te Shqiperise. Eshte porti i dyte me i madh pas Durresit. Vlora nuk eshte vetem nje port i madh por mbart edhe vlera te rendesishme historike. Ishte pikerisht ketu kur me 1912 u mblodh Asambleja e pare me ne krye Ismail Qemalin. Per kete arsye u shpall nje "Qytet Hero" ne 1962. Qendra kryesore e qytetit eshte Sheshi i Flamurit. Lexo me shume...
Kruja

Qyteti i Krujes gjendet 32 km ne veriperendim te Tiranes dhe 20 minuta me makine nga aeroporti i Rinasit. Ajo ngrihet 560 m mbi nivelin e detit ne shpatin e malit te Skenderbeut. Ajo i ofron vizitoreve nje pamje madheshtore dhe nje koleksion te pasur objektesh historike e kulturore. Lexo me shume...
Saranda

Saranda shtrihet ne nje gji te hapur bregdetar, ne kufirin jugor te Shqiperise, afer ishullit te Korfuzit. Emri Saranda vjen nga nje manastir i hershem kristian qe i kushtohej Santi Quaranta (dyzet shenjtoreve). Pamja e detit, varieteti i flores i favorizuar edhe nga klima e bute, e bejne Saranden qendren e preferuar per pushim dhe nje qytet te rendesishem turistik. Shume cifte shqiptare shkojne ne Sarande per te bere muajin e mjaltit. Lexo me shume...
Berati

Berati eshte nje qytet i Shqiperise se mesme. Shtrihet afer lumit Osum dhe eshte qendra tregtare agrokulturore per rajonet rrethuese ne te cilen rritet duhani dhe rrushi. Qyteti i Beratit, i rrethuar ne lindje nga mali Tomorr (2400m), eshte ndertuar ne nje vendbanim antik ilir i shekullit VI p.K. Lexo me shume...
Lezha

Lezha eshte nje qytet ne veriperendm te Shqiperise. Ka nje popullate prej 17.000 banoresh. Para se te kaloni pasditen ne plazhin e Shengjinit, beni nje ngjitje te shkurter ne malin e Lezhes per tek germadhat e keshtjelles. Qe andej ka nje pamje mbreselenese te malit, fshatrave dhe bregut. Lexo me shume...