Ardhja ne Shqiperi nga Toka

image_description

Në Republikën e Shqipërisë, me anë të rrugëve tokësore mund të hyhet përmes këtyre vendeve fqinjë:

MALI I ZI

  • Nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit, qe lidh Shkodrën me Podgoricën. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 19.00.
  • Nëpërmjet pikës së Murriqan, që lidh Shkodrën me Ulqinin. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.
  • Nëpërmjet pikës së Vermoshit, që lidh zonën e Kelmendit në Shqipëri me Plavën dhe Gucinë në Malin e Zi. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00.

MAQEDONIA

  • Nëpërmjet pikës së Qafë Thanës, që lidh Pogradecin, Librazhdin, Elbasanin me Strugën. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
  • Nëpërmjet pikës së Tushemishtit, që nëpërmjet bregut jugor të liqenit të Ohrit lidh Pogradecin me Shën Naumin dhe Ohrin. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
  • Nëpërmjet pikës së Bllatës, që lidh Peshkopinë me Dibrën e Madhe. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
  • Nëpërmjet pikës së Goricës, që kalon nga bregu verior i liqenit të Prespës së Madhe duke lidhur këtë zonë me Otoshevon dhe pjesët e tjera të Maqedonisë. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 19.00

KOSOVA

  • Nëpërmjet pikës së Morinës, që lidh Kukësin me Prizrenin.
    Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 ore pa ndërprerje.

GREQIA

  • Nëpërmjet pikës së Kapshticës, që lidh Korçën me Selanikun. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 orë pa ndërprerje.
  • Nëpërmjet pikës së Kakavijës, që lidh Gjirokastrën me Janinën. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 ore pa ndërprerje.
  • Nëpërmjet pikës së Qafë Botit, që lidh Konispolin me Filatin. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00
  • Nëpërmjet pikës së Tre Urave, që lidh zonën e Përmetit dhe Leskovikut me Konicën. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00

Agjencitë e Udhëtimeve kryejnë transport ndërkombëtar kryesisht për lidhjet :

  • Tiranë - Tetovë (Maqedoni) nga pika kufitare e Qafë Thanës,
  • Tiranë - Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës nga pika kufitare e Morinës,
  • Korçë - Selanik nga pika kufitare e Kapshticës,
  • Tiranë - Athinë nga pika kufitare e Kakavijës,
  • Tiranë - Sofje dhe Stamboll nga pika kufitare e Qafë Thanës.

Disa prej tyre janë:

“ROY –2 “

  • Tiranë – Prishtinë,
  • Tiranë – Pejë,
  • Tiranë – Athinë

Adresa: Bul “Zogu I “ Tiranë,
Tel & Fax : + 355 4 22 62 509

"KLID BALLKAN INTERBUS"

Adresa: Rr “Abdi Toptani”
Tel. + 355 4 22 35 440,22 35 491
Fax. +355 4 22 22 228
Siguron lidhje me Athinën, Romën

“VJOSA TRAVEL“

Adresa: Sheshi Wilson, Tiranë,
Fax. + 355 4 22 53 929
Cel. + 355 68 20 223 88

“JOY TRAVEL”

Adresa: Rr. “Sulejman Delvina”
Tel & Fax: + 355 4 22 73 030
Siguron lidhje çdo ditë me Athinën.
Nisja bëhet pranë agjensisë

“SKENDERBEU”

Tiranë – Selanik – Tiranë
Adresa: Rr.” Mine Peza” P. 139
Tel & Fax: + 355 4 22 34 629

Guida e Pronave në Shqipëri

Për te marrë falas Guidën e Pronave në Shqipëri, ju lutem kompletoni detajet tuaja më poshtë për të shkarkuar menjëherë librin elektronik.

Shkarko Falas