Emri Saranda vjen nga nje manastir i hershem kristian qe i dedikohej Santi Quaranta (dyzete shenjtoret). Pamja e detit, shumellojshmeria e flores, te favorizuara nga klima e bute, e kane bere Saranden qendren e preferuar per pushim dhe derfrim dhe nje qytet te rendesishem turistik.
Shume cifte shqiptare zgjedhin Saradnen per te kaluar muajin e mjaltit. Per kete arsye njihet ne Shqiperi si qyteti i te sapomartuareve. Mos harroni te pini nje kafe tek keshtjella e Lekursit ne maje te nje kodre qe dominon mbi Saranden, vetem 2 km larg nga qyteti. Ky eshte nje tjeter vend historik terheqes, i ndertuar gjate shekujve XVI-XV nga Sulltan Sulejmani gjate fushates se tij per pushimin e Korfuzit.
Po te keni kohe, ne pranvere duhet te shkoni ne vendin magjik te Syrit te Kalter, vetem 18 km ne veri te Sarandes. Ne kete vend te bukur, nen hijen e lisave shekullore, nje dragua me 12 koke (sipas legjendave) mbajti dhe ruajti me xhelozi ujin per fshataret. Me vone, ritualet pagane u mbajten atje duke sakrifikuar vajza te reja per zotat e ketyre ujerave.
Te ndodhur perballe detit dhe gjate shetitores, gjenden disa hotele dhe restorante te cilet ofrojne komoditete te ndryshme dhe akomodim. Linja ditore e trageteve lidhin Saranden me ishullin grek te Korfuzit.