Gjirokastra eshte si ne shqiponje shqiptare pas nje mali me nje keshtjelle ne vend te kokes. Fortesa shikon mbi luginen e Drinos nga siper shtepive tre-kater kateshe te ngjitura pas shpateve. Ndertesat dhe rruget jane te bera me te njejtin gur bardhe e zi. Gjirokastra ka nje popullsi prej 40'000 banoresh dhe eshte nje nga qytetet me te medha te Shqiperise se jugut. Gjirokastra ka nje pazar ku tregtohen qendisje, punime mendafshi si dhe djathi i famshem i bardhe. Ajo cfare godet vizitoret ne Gjirokaster jane shtepite e saj karakteristike qe ngjajne si fortesa te vogla te grumbulluara mbi njera-tjetren. Ne qender te qytetit eshte monumenti Memedheu ABC, ne kujtim te rilindjes se arsimit shqiptar ne fillim te shekullit te 20. Ajo qe dominon qytetin eshte keshtjella e shekullit te 14, qe tani eshte nje Muze i Armeve, me nje koleksion te pasur topash dhe pushkesh te vjetra.