Qyteti i Beratit, i rrethuar ne lindje nga mali Tomorr (2400 m), eshte ndertuar mbi nje vendbanim antik ilir i shekullit VI p.K. Monumentet e tij te bukura e te panumerta dhe arkitektura e tij karakteristike e shtepive, e kane bere Beratin te marre titullin e qytetit muze. Pjesa me e madhe e qytetit eshte ndertuar ne tarraca ne rrepira kodrinore qe shohin lumin Osum. Qyteti ka shume monumente historike, duke perfshire xhamite qe datojne nga shekulli 15 deri 19 dhe nje ure guri me shtate harqe e shekullit te 18. Nje fortese e shekullit te 13 e ndertuar pergjate nje kurrizi te larte mbi gryken e lumit, mban nje muze dhe disa kisha te vjetra.
Keshtjella dhe muret e saj te fortifikuara jane te nderthurrura si nje mozaik ku nje sere ndertesash si ne Kala, Mangalem, Gorice, te vendosura ne kodrat e qytetit, tregojne per gjenialitetin krijues te popullit tone. Gorica, ne ekstrem te lumit; Mangalem, ne anen e lumit ku eshte kalaja; lagjia rezidenciale me kalane (qe njihet si Kalaja).
Berati u fut ne Listen e Trashegimise Boterore 2008 te UNESCO-s, si nje qytet jugor i ruajtur mire qe mbart deshmine e periudhes otomane ne Ballkan.
Shume shtresa pa te drejta jetonin ne lagjen Goricia kohe me pare. Armene, greke dhe hebrej preferonin kete lagje. Kisha e Shen Spiridhonit, shenjtori mbrojtes i Korfuzit, sjell ne kujtese rezidencen greke ne Goricia. Ketu, edhe me shume se ne Mangalem, koha duket sikur ndalon. Skenderbeu kishte vendqendrimin e tij ne pyjet rreth Goricias kur bashke me mercenaret italiane u perpoq te mbronte qytetin nga otomanet.